Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Brenda dhjetorit dërgojmë në Kushtetuese ‘Ligjin për Bashkëqeverisje’ dhe padinë për tenderat e Rindërtimit


Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se PD do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për bashkëqeverisjen si dhe një padi për korrupsionin në tenderat e rindërtimit.

“Që fondet e tërmetit të vidheshin siç janë vjedhur, Rama ka bërë një sërë manovrash me anë të cilat kanë mundësuar që fondet që duhet të shkonin në drejtim të pasojave të tërmetit të shkojnë në duart e pak njerëzve dhe të përbëjnë një aferë të tmerrshme korruptive.

Gjithçka është e dokumentuar nga OJF se si janë keqpërdorur, por GJK ka gjykuar se pala tjetër nuk legjitimojë si palë, prandaj brenda dhjetorit, PD do të depozitojë në GJK padinë e plotësuar me fakte shtesë sa i takon korrupsionit me tenderat e rindërtimit.

Sëfundmi objektiv është dërgimi në Gjykatë Kushtetuese ligji për bashkëqeverisje që është një krim i dyfishtë.”– tha Basha.