Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i degës së PD-së në Sarandë kyç derën e shkon në Kuvend, anëtarët votojnë para derës


Në Sarandë anëtarët e PD-së do votojnë në dyert e zyrës së degës duke qenë se kreu i saj e ka kyçur atë për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të partisë që zhvillohet në Tiranë.

E njëjta situatë është paraqitur edhe në Divjakë ku votimi do kryhet në Pallatin e Kulturës.

Në disa qytete votimi pritet të zhvillohet jashtë zyrave të partisë, një pjesë e të cilave janë mbyllur duke qenë se krerët nuk e njohin Kuvendin e thirrur nga Berisha.