Vendosni fjalën kyçe....

“Së bashku kundër ISIS-it” – Protesta në Vienë kundër ekstremizmit islamik


Një grup aktivistësh kanë marshuar nëpër rrugët e Vjenës, duke protestuar kundër terrorizmit dhe racizmit. Kryeqyteti austriak pësoi një sulm xhihadist javën e kaluar, si pasojë e të cilit humbën jetën katër njerëz.
Demonstruesit mbanin flamuj dhe parulla mbi të cilat shkruhej: “Së bashku kundër terrorizmit” dhe “Së bashku kundër ISIS-it”.
Ata marshuan nga ndërtesa e operës së qytetit për në vendin ku ndodhi sulmi më 2 nëntor. Ata dënuan si ekstremizmin islamik ashtu edhe urrejtjen ndaj fesë dhe pakicave etnike.
“Sipas mendimit tim, fetë janë paqësore, edhe pse disa njerëz përhapin urrejtje. Është e rëndësishme të kujtojmë se ne duhet të veprojmë në solidaritet.”- tha një student që merrte pjesë në marshim për Ruptly.
Javën e kaluar, një person i armatosur vrau katër vetë dhe plagosi 23 të tjerë në qendër të qytetit para se të ekzekutohej nga policia. Autori i krimit ishte një 20-vjeçar me origjinë shqiptare të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte simpatizant i Shtetit Islamik.
Më vonë Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin. Autoriteti Fetar Islamik i Austrisë, dënoi sulmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *