Vendosni fjalën kyçe....

“S’i trembemi lëvizjes së Berishës, aleanca jonë me SHBA-në është e pandashme” – Alibeaj


Nënkryetari i PD-së, Alibeaj, theksoi sot se nuk i trembet lëvizjes së ish-kryeministrit Berisha për të cilën tha se ishte e paligjshme.

Sipas numrit dy të selisë blu, aleanca e me SHBA-në është e pandashme ndërsa vijoi duke thënë se 9 shtatorit, kur ish-kyeministri u pezulluar nga grupi parlamentar i PD-së është një çështje personale e këtij të fundit. Deputeti demokrat i bëri deklaratat në emisionin ‘Pikat mbi i’ në News24, ku ishte i ftuar pasditen e sotme.

Për sa i përket pranisë së mundshme të Berishës në Kuvendin Konmbëtar nesër, ai tha se ish-kryeministri mund të jetë atje si anëtar i Këshillit Kombëtar po jo në ndonjë cilësi tjetër.

“Nuk i trembemi. Është e qartë për këdo se referendumi është një lëvizje me dashje, jashtë rregullave dhe institucioneve të partisë. Nuk ka asnjë lloj trembjeje. Nuk do doja të përsëriteshin ato pamje të trishta, që ndodhën të hënën në seli. Nuk është çështje bravash e thyerjesh, por është çështje legjitimiteti. Mua nuk më tremb aspak kjo situatë, sepse ky lloj pozicionimi nuk është se ka qenë një zgjidhje e lehtë, por një maturi. Baza e vërtetë e demokratëve, pavarësisht lëndimit dhe qortimit që mund të kenë edhe ndaj Bashës, e ka aftësinë brenda. Nuk ka asnjë lloj dyshimi që aleanca me SHBA është e pandashme. Në këtë shtresë nuk ka asnjë lloj ndarjeje. Nuk ka një çarje në PD. Madje edhe Berishën po ta pyesësh nëse do të krijojë një parti të re, jo thotë. Hë për hë nuk ka dy parti. Do ta vendosin demokratët, ku një hap është nesër. Do të qartësohen, të heqin çdo re keqkuptimi, për të kuptuar të vërtetën siç është. Ka pasur vetëm një ngjarje, 9 shtatori, e cila është një çështje personale.” – tha ndër të tjera Alibeaj.