Vendosni fjalën kyçe....

Avokati Anglosakson: Yuri Kim foli, rusët janë zbuluar, e ardhmja jonë është e sigurt


Avokati (anglosakson) Spartak Ngjela ka komentuar intervistën e Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Ngjela thotë se Yuri Kim në “intervistën frymëzuese” nxori zbuluar rusët dhe paratë që ata financojnë në Tiranë.

Avokati shprehet për një të ardhme të sigurt të Shqipërisë.

Madje avokati paralajmëron se korrupsioni i ka ditët e numëruara në Shqipëri pasi drejtësia është në dorën e amerikanëve.

Dëgjova intervistën e ambasadores se Shteteve të Bashkuara në Tiranë, zonjës Yuri Kim. Ajo sapo mbaroi.

Një risi për zhvillimin tonë demokratik .

Një intervistë frymëzuese për demokracinë në Shqipëri, dhe një goditje e hapur kundër ndërhyrjes ruse në Shqipëri.

Por, po dëgjoj në media, dhe po konstatoj, jo pa një humor të zi, se mbështetësit e parsë ruse në Tiranë, kanë humbur qetësinë: domethënë janë trembur.

Ambasadorja e konfirmoi faktin se në Shqipëri janë disa media dhe televizione shqiptare që financohen nga Moska. Dhe unë këtë e kam denoncuar disa herë gjatë tre muajve të fundit.

Tani gjithçka është e sigurt.

Pas gjithë këtyre që dëgjuam nga përfaqësuesja e politikës amerikane në Tiranë, jam i sigurt kur them se Shqipëria, bash në këtë kohë, po hyn në një etapë të re të zhvillimit të saj.

Dhe kjo pritej… sepse jemi në përkrahje të plotë të Uashingtonit dhe Brukselit, për ecjen tonë të sigurt drejt Bashkimit Evropian.

Dhe…

Fakti që politika amerikane ka informacion të plotë për përpjekjen e Rusisë, me veglat e saj brenda vendit, që me to të kthejë kursin e historisë së Shqipërisë aktuale, unë konceptoj faktin tjetër që rrjedh prej këtij fakti se: Shqipëria dhe shqiptarët, sot, janë të sigurt në ecjen drejt Perëndimit institucionalisht.

Dhe, korrupsioni i lartë shtetëror i ka ditët e numëruara në Shqipëri.

Politika amerikane e rikonfirmoi sot në Tiranë faktin që SPAK po drejtohet nga ekspertiza amerikane.

E ardhmja jonë është e sigurt”-shkruan Ngjela.