Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha do prangoset për dosjen Muzin, dosja erdhi por nuk shkoi në prokurori dhe u mor peng


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Opinion” se miq nga Uashingtoni i e kanë telefonuar për dosjen Muzin dhe i kanë thënë se Lulzim Basha do prangosej.

Sipas Berishës dosje erdhi në Shqipëri por nuk u dorëzua në prokurori. Duke mos u dorëzuar në prokurori Berisha e konsideron Bashën të marrë peng.

Unë e kam ndjekur, Muzin nuk ka deklaruar për Lulzim Bashën në fillim, ndërsa më pas ka ndryshuar dëshminë. Më kanë marrë në telefon miq nga Uashingtoni dhe më kanë thënë “Lulzim Basha do prangoset”. Unë u thosha “nuk është e vërtetë”, pasi nuk e dija si ishte puna. Kur mora vesh se dosja erdhi por nuk u dorëzua në prokurori, atëherë e konsideroj atë të marrë peng”, tha Berisha