Vendosni fjalën kyçe....

“Kthimi i opozitës sinjal pozitiv, opozita e re çrregullim emocional” – Gjiknuri


Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri, është shprehur se tryeza ka qenë e dakordësuar më herët dhe shfaqjen e deputetëve të opozitës së re e cilësoi çrregullim emocional.

“Opozita brenda parlamentit është aty. Siç e tha zonja Hajdari ishte një reagim emocional apo një çrregullim emocional e deputetëve të opozitës së re dhe tryeza ka qenë e kordinuar. E kuptoj tensionin që kanë dy opozitat me njëra-tjetrën. Tryeza është sukses për sinjalin e nisjes së dialogut. PD ka nisur të interesohet për reformën zgjedhore.” – tha Gjinuri.

Më tej ai tha se është i gatshëm të rishohë pozicionin e tij si bashkëkryetar nëse opozita jashtë parlamentit bëhet pjesë e tryezës.

“Unë nuk kam ndonjë pushtet të veçantë, por nëse PD bëhet pjesë e tryezës, unë jam gati të rishoh qëndrimin, por kjo nuk është e drejtë. Unë nuk them dot nuk dua Ralf Gjonin apo Ivi kason aty. Unë përfaqësoj interesat e PS-së në këtë komision.” – shtoi Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *