Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i shoqëruar nga mbështetësit e tij futet në selinë e PD-së: Kemi mbledhje, nuk kemi punë në zyrën e Bashës


Ish-kryeministri Sali Berisha, i ndjekur nga mbështetësit e tij iu drejtua pak momente më parë selisë blu. Në një prononcim për mediet, Berisha tha se po ngjiteshin lart për të zhvilluar një mbledhje me anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së.

“Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm, të cilët kanë ardhur të vendosen në slinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të së ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër.”– tha Berisha.

“Sot futem si njëri nga anëtarët e këtij Komisioni. Janë të gjithë të barabartë mes të barabartëve.”– shtoi ai.

I pyetur nga gazetarët nëde do futeshin në zyrën e Lulzim Bashës, ai theksoi se s’kishin punë atje: “Nuk kemi punë në zyrën e Bashës”.