Vendosni fjalën kyçe....

Berisha e gjen sallën pa karrige: I ka marrë Basha në zyrën e tij, s’i del e vetja


Ish-kreu i PD-së Sali Berisha ka shkuar në selinë blu pak momente më parë me mbështetësit e tij, anëtarë të Komisionit të Përkohshëm të ngritur në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Ndërsa futej brenda në sallën ku do zhvillonin mbledhjen, brenda nuk kishte asnjë karrige.

Ai u shpreh se Basha i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij.

“Çmenduria e peng Bashës, për karriget ka kufi vetëm qiellin, i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij se nuk i mjafton karrigia e tij.”- tha Berisha.

Kjo është mbledhja e parë e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së.