Vendosni fjalën kyçe....

Basha u përgjigjet akuzave të Berishës: Kryetari s’merret me kartat, unë s’di ku kam timen


Kryetari i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se kishte bllokuar kartat e anëtarëve të kësaj partie.

Basha theksoi para gazetarëve se kryetari nuk merret me karta. Madje shtoi duke duke qeshur pohoi se nuk e di se ku e ka as kartën e tij të anëtarësisë.

“Do isha përgjigjur duke qeshur po mos të ishim në gjendje që nuk është për të qeshur për familjet shqiptare. Si kam dëgjuar akuzat që ka hedhure sot ndaj meje se i kam marrë kartat anëtarëve? Unë i kam marrë kartat? (Qesh) Shiko e para e punës kryetari i PD-së s’merret me kartat. Tani që kujtohem s’e di ku kam kartën time. Do e kem ose të sirtari i parë në zyrë ose në shtëpi. Ne kemi kartën që bëhet dhe identifikimi. Një anëtar identifikohet dhe me kartë identiteti.

Unë kam votuar me pasaportë dje. E keni në kamera.”- tha Basha.

Në konferencën për mediet pas përfundimit të mbledhjes së sotme, ish-kryeministri Berisha bëri sot akuza të forta ndaj kryedemokratit, për të cilin thotë se ka kryer akte të ngjashme me krimin elektoral.

Sipas Berishës, në zgjedhjet e fundit për drejtuesin e partisë u janë marrë anëtarëve kartat e anëtarësisë dhe nuk i janë kthyer.