Vendosni fjalën kyçe....

Armë në PD? Basha me ironi: Po i kam parë vetë, Zhupa dhe Tabaku ishin me kallashnikovë


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka komentuar denoncimet e bëra pasditen e sotme pas mbledhjes së grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët pretenduan se sot në seli kishte patur persona me armë që kishin kërcënuar të rinjtë e FRPD-së.

Me ironi Basha u tha gazetarëve se fjalët ishin të vërteta dhe se ai i kishte parë vetë Ina Zhupën dhe Jorida Tabakun me kallashnikovë.

“Po, i kam parë unë. Ina Zhupa dhe Jorida Tabaku Ishin të armatosura me kallashnikovë ndërsa Endri Hasa u kap në flagrancë në prani të një murtaje të kalibrit të rëndë.

Flutura Açka kishte marrë me vete vetëm një pistoletë me silenciator.”- ishte komenti i Bashës.

Më pas Basha u shpreh se prej tre muajsh Berisha ka zëvendësuar telenovelat turke.

“Berisha ka tre muaj që ka zëvendësuar telenovelat turke. Kujt i shërben kjo telenovelë? I shërben demokracisë? Jo. I bëjnë shantazh njerëzve për të mbushur formularët për tubimin e arenës së Hajnisë.”– tha Basha.