Vendosni fjalën kyçe....

Basha mohon thirrjen nga belgët për “Toyota Yaris”: Nëse e ka Berisha ftesën, ma jepni


I pyetur për thirrjen në që autoritet belge kanë bërë për çështjen Toyota Yaris, Lulzim Basha ka mphuar lajmin.

Basha tha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se nuk di të ketë marrë ftesë nga institucionet belge të drejtësisë, madje ka ironizuar se nëse ftesa i ka shkuar Berishën t’i vihet dhe atij në dispozicion.

“Nëse ta kanë çuar ty ftesën, ma çoni dhe mua. Nëse ia kanë çuar Sali Berishës ftesën, ma jepni. Në 17 dhjetor. Edhe nga e shenjta Nënë Terezë po ta dëgjoni një gjë, kontrollojeni njëherë se ndoshta nuk është ashtu. Kontrolloni mos besoni te fjalët e Berishës. E kam bërë atë ndarje. Hak me Zotin jam, por jo me Sali Berishën. Do flasim, këtu do jemi. Çdo shtëpi shqiptare janë të ftohta, kanë fëmijë brenda. Ato janë në mënyrë. Këto janë hallet e shqiptarëve,. Ato që i thotë Berisha si fakte, verifikojini të paktën. Që gazetari të jetë i paprekshëm në dinjitet, nënkupton minimumin e të ardhurave, sigurimet shoqërore. Ne e kemi pjesë të programit tonë. E kemi konsultuar me ekspertët më të mirë, në këtë drejtim do të bëjmë gjithçka. Ju kërkoj që të bëni verifikimi, me dy burime. S’kam asnjë njoftim, asnjë padi për çështje gjyqësore. Klubi falet, por gazetari falet. Gënjeshtrat mos i riqarkulloni.”, tha Basha.