Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen komunikimet e inferemiereve te “Shefqet Ndroqi”: Kafja të bëftë mirë…ti e di që i ndajmë bashkë


Janë publikuar një pjesë e komunikimeve mes infermiereve e sanitareve të arrestuara në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë.

Në disa prej komunikimeve shfaqet sanitarja Tire Alldervishi, e arrestuar pak ditë më parë pas denoncimit të familjares së një pacienteje që ndërroi jetë në këtë spital për shkak të Covid-19.

Sipas prokurorisë, që sot lëshoi katër urdhëarreste, ndaj tre infermiereve dhe një sanitareje tjetër, grupi kishte ndërtuar një skemë kriminale abuzimi për të zhvatur familjarët e pacientëve të shtruar në këtë spital.

Nga përgjimet rezulton se infermieret i kishin ndarë pacientët më dhoma. Prokuroria njoftoi më herët se do vijojë hetimin në këtë spital për të zbardhur të gjithë skemën e ngritur.

Komunikimet e publikuara

12/12/2020

Tire Alldervishi: Si te kam. kam hyr mik dje per ty ke Ana per dhomen 6  Kam ber gabim apo mir. nese kam gabuar te kerkoj ndjes.

Tire Alldervishi : Te perqafoj

Tire Alldervishi : Sflas dot Me von

Mira Vod: Ska gje ne i ndajm te gjitha

Mira vod: Ai ja dha sheqeres pa u futur tek deta  Ti e di qe punojm bashke

Tire Alldervishi: Degnova qe i keni ber me dhoma

Mira vod : Ne fakt nuk i doja se ta cajne moken

Mira vod : Po ska gje ne keshtu punojm

Tire Alldervishi: Kerkoj ndjes

Mira vod :Te kam zemer. Te puth fort

Tire Alldervishi :Kafja te beft mir

26/09/2020

Tire Alldervishi: E pe mojsa me dha Nj 10

Sidorela Kat 3: Kur ta dha

Tire Alldervishi: Ma futi ke çanta kortonit

Sidorela Kat 3: Mua sme dha

Sidorela Kat 3: Haha ika jam te tuneli me autobuz … vlsa pa ic

30/08/2020

Sidorela Kat 3: Tire

Sidorela Kat 3: Ca ben

Sidorela Kat 3: Tlutem ma bej hallall e me shko cik atje

Sidorela Kat 3: T sigurova 20 mi

Sidorela Kat 3: Mos u ndiej me askend

Sidorela Kat 3: Dhe vec 20 sa lek harxhove

Sidorela Kat 3: Mthuaj

Sidorela Kat 3: Dhe pyete sa e ka oksigjenin gezimi

Sidorela Kat 3: Tlutem

Tire Alldervishi: Nuk me ngretlf

Sidorela Kat 3: Ja ta mar un njeher

Tire Alldervishi: Nr vjollcec numer tjeter 067…

Sidorela Kat 3: Vajte

Sidorela Kat 3: Atje

Tire Alldervishi: Ne Gzimi kishte vajtur te interesohet nje infemjere me emrin Edlira

02/09/2020

Sidorela Kat 3: Ku je ti

Sidorela Kat 3: T t jap cik nr e goces s gzimit tia nxjeresh nkamer

Tire Alldervishi: Don Gzimi me fol me gruan

Sidorela Kat 3: Se mtha do i jap tires ndonje lek

Sidorela Kat 3: Ok

Sidorela Kat 3: Ja t t jap nr

Tire Alldervishi: You deleted this message

Sidorela Kat 3: Kush e ka kte

Sidorela Kat 3: Nr

Tire Alldervishi: Lidhu me kte numer

Sidorela Kat 3: Kam frik mos me hapin ndonje problem

Tire Alldervishi: Quhet Lume

Sidorela Kat 3: O tire prit t mar ntel

Tire Alldervishi: Jam mikesha Tited ti thot

05/10/2020

Sidorela Kat 3: Ferzi ymetllari

Sidorela Kat 3: Ma gjejcik

Sidorela Kat 3: Esht kushuriri I babit

Sidorela Kat 3: Esht nga alarupi

Sidorela Kat 3: E ma thuj si eshte dhe do takojm ata familjaret t pim lafe

Sidorela Kat 3: Kafe


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *