Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet tronditëse ajrore tregojnë qytetin e rrafshuar nga tornadoja në SHBA (Video)


Pamjet video kanë kapur shkatërrimin e plotë të shkaktuar nga tornado në Mayfield, Kentucky, që dikur ishte një qytet piktoresk në Midëestern të SHBA-së.

Shtëpitë e rreth 10,000 banorëve u shkatërruan duke u kthyer në gërmadha, sipas pamjeve me dron të kapura në Mayfield të shtunën në mëngjes.

Fotografi Brandon Clement ndau videon e tij të ‘shkatërrimit të plotë’ ndërsa organizata mediatike amerikane NPR, e quajti atë ‘pamje e tmerrshme’.

E quajtur ‘si një nga goditjet më të mëdha të tornadove në historinë e SHBA-së’, presidenti Biden shpalli zyrtarisht një gjendje emergjence. Stuhia e fortë përfshiu gjashtë shtete të SHBA-së e përshkoi më shumë se 365 kilometra nëpër Kentucky.