Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet në Vlorë e Fier, pezullohet mësimi në disa shkolla


Ministria e Arsimit ka vendosur pezullimin e mësimit në disa shkolla në Qarqet e Vlorës e Fierit për shkak të përmbytjeve të ndodhura nga shirat e dendur.

Pezullimi do vijojë deri në përmirësimin e gjendjes në terren.

“Për shkak të përmbytjeve në disa zona në qarkun e Vlorës dhe të Fierit, Ministria e Arsimit ka vendosur që të pezullojë mësimin deri në përmirësimin e situatës në terren. Konkretisht, për të shmangur çdo lloj rreziku, është vendosur që të mos zhvillohet mësim në shkollat:

Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë

Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë

Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës

Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë

Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.

Kështu bëri me dije, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit që të bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, duke shtuar se po ndjek ne kujdes situatën në terren.

‘Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre.

Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona. Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.