Vendosni fjalën kyçe....

Përkeqësohet situata me zjarret, autoritetet i kërkojnë banorëve dhe turistëve të largohen nga rajoni në Australi


Autoritetet australiane u kanë kërkuar banorëve dhe pushuesve në Viktoria, që të largohen të dielën pasi kërcënohen nga zjarret. Autoritetet thanë që temperaturat prej më shumë se 40 Celsius, erërat e forta, stuhitë dhe ndryshimi i erës paraqesin një rrezik ekstrem për Viktorian.

Komisioneri Shtetëror i Menaxhimit të Emergjencave, Andreë Crisp u tha banorëve dhe dhjetëra mijëra pushuesve të largoheshin jo më vonë se mëngjesin e të hënës.

“Ju nuk duhet të jeni atje nesër dhe ne duam që ju të dilni tani” – tha Crisp, citon Reuters.

Organizatorët e një festivali muzikor në shtet anuluan eventin që ishte lënë për të dielën, duke argumentuar se shkak për këtë ishte bërë moti ekstrem që pritet të hënën.

Eventi kishte për qëllim të zgjaste deri në mbrëmjen e Vitit të Ri dhe rreth 9,000 njerëz ndodheshin tashmë duke bërë kampim në vend.

Kryeministri Scott Morrison tha se do të vihen në dispozicion pagesa deri në 6,000 dollarë për zjarrfikësit që kishin kaluar më shumë se 10 ditë në terren këtë sezon zjarri.

Morrison më parë kishte thënë se kompensimi për vullnetarët nuk ishte prioritet, por ai është përballur me një presion politik në rritje ndërsa zjarret përhapen.

Të martën, ai njoftoi se punonjësit e qeverisë mund të marrin leje shtesë me pagesë për vullnetarizmin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *