Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi sulmon mediat: Japin Ramën 24 orë dhe momentet e mortit


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” ka sulmuar mediat lidhur me situatën e tërmetit si edhe ka shigjetuar kryeministrit Rama për daljet vazhdimisht në televizion.

Që të qaj me lot krokodili për 51 viktima për të filmuar varre të hapura, që të vonojnë varrimet me gjysmë ore s’ kam për ta bërë derisa të vdes”- u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, mediat e Ramës nuk japin deputetët e opozitës as njerëzit e tjerë që solidarizohen, por japin 25 orë live ERTV.

“Mediat e Ramës dhe mediat e kapura prej tij nuk mund t’i japin as deputetët e opozitës as njerëz të tjerë që solidarizohen por do të japin 24 orë ERTV live dhe si bashkëbisedon Rama me një qen, sesi tallet e sesi fyen një njeri të sëmurë”-tha Kryemadhi në studion e “Open”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *