Vendosni fjalën kyçe....

Emergjencat Civile: Përmbyten 200 ha tokë në Balldren të Lezhës, po monitorojmë situatën


Emergjencat Civile kanë informuar për situatën në qarkun e Lezhës, ku raportohet se deri më tani janë përmbytur rreth 200 hektarë tokë në Balldren.

Rezervuarët thuhet se po mbahen në monitorim dhe rrugët nacionale, rurale dhe bashkiake janë të kalushme pa problem.
Furnizimi me energji elektrike gjithashtu po mbahet nën kontroll.

Reshjet masive të shiut kanë përfshirë gjithë vendin në 24 orët e fundit duke shkaktuar probleme me energjinë elektrike, rrëshqitjen e gurëve dhe përmbytje në disa zona pranë lumit teë Vjosës që ka dalë nga shtrati.

Njoftimi i plotë:

-Situata në qarkun Lezhë, ora 09.00, paraqitet e qetë.
-Gjatë 24 orëve, kemi reshje me intensitet të ulet rradh meditare, në rreth 23 mm.

Nga raportimet e strukturave të MC, kemi:
-Niveli i ujrave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuota normale;
-Hidrovorët punojnë me kapacitetin të plotë dhe kuatat në basenet e tyre janë në kuata normale;
-Në tokat depresive të kënetës Kakarriq, nj.ad. Balldren, bashkisë Lezhë kemi rreth 200 ha të përmbytura;
-Rezevuaret janë në monitorim;
-Rrugët nacionale, rurale dhe bashkiake, janë të kalueshme pa problem;
-Furnizimi me energji elektrike po mbahet nën kontroll;