Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Zbatimi i kushteve të BE-së fillon me konsensusin, 8 qershori po afron


Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur mesazhet e djeshme të diplomatëve të huaj, lidhur me Reformën Zgjedhore.

Ai thekson se arritja e një konsensusi për këtë Reformë është kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë”, shkruan Meta.

Kujtojmë se dje palët përsëri nuk arritën dakordësi në një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, e mbasadorët dolën me një mesazh se Reforma duhet mbyllur patjetër të nesërmen. Pra sot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *