Vendosni fjalën kyçe....

“Miku i ngushtë dhe pjesë e shtabit elektoral të Taulant Ballës, kapet në Maqedoni për drogë” – Berisha


Një person që ka lidhje me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është arrestuar në Maqedoni për trafik droge.

Denoncimi është bërë nga një qytetar dhe është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në Facebook.

Sipas denoncuesit, Artur Balla, që ka qenë pjesë e shtabit elektoral të Taulant Ballës në fushtatat e fundit është mes 4 të arrestuarve në shtetin fqinj dhe denoncuesi pretendon se Artur Balla dhe 3 të tjerët janë miq të ngushtë të numrit 2 të PS-së.

“Janë arrestuar në Maqedoni për trafik droge 4 persona. Arrestohet per trafik droge banda e Balles ne Maqedoni! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb. “Doktor ju pershendes! Para nje jave ne Maqedoni jane arrestuar 4 shtetas nga Librazhdi per trafik droge (hashash) ne Maqedoni.

Jane miq te ngushte te Taulant Balles. Madje Artur Balla qe e therrasin Tukja eshte kryesori dhe ka qene pjese e shtabit elektoral te Taulantit ne fushatat e fundit.” – shkruan Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *