Vendosni fjalën kyçe....

Vijon hyrja e personave brenda stadiumit ‘Air Albania’


Grupe të mëdha personash po futen brenda stadiumit ‘Air Albania’ ku pas pak pritet të nisë Kuvendi i njoftuar nga Berisha.

Delegatët kanë një zonë të caktuar ku do mblidhen, që është e ndarë nga pjesa tjetër e personave që do jenë thjesht shikues.

Ata po kontrollohen në hyrje ndërsa verifikimi bëhet përmes kartave të shpërndara prej disa ditësh në mënyrë elektronike. Veprimtaria do nisë zyrtarisht në orën 10:00 të mëngjesit.