Vendosni fjalën kyçe....

Klosi: Besoj se Beqaj do dalë i pastër nga procesi i SPAK-ut


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi  deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se dhënia e masës nga SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me koncesionin e sterilizimit, do e pastrojë figurën e Beqajt.

Më tej Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se PS nuk do të kundërshtojë vendimet e drejtësisë së re, pasi që prej ardhjes në pushtet ka premtuar një reformë të re drejtësie.

Pjesë nga intervista:

Masa për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj nga SPAK, si e komentoni?

Klosi: E dëgjova lajmin dhe ndoqa prononcimin e kolegut Beqaj. Prirem t’i besoj asaj çfarë thotë kolegu. Ne si PS kemi bërë shumë gjëra, ke mi sjellë një standard të ri. Nëse procesi ka problematika rasti po hetohet. Ne kemi thënë që PS nuk ka për të kundërshtuar vendimet e drejtësisë së re. Unë prirem të besoj se gjërat do shkojnë në rrugën e drejtë. Siç e theksova besoj se figura e Beqajt do të pastrohet.

SPAK nuk po ndalet, si është ndjesia kur është dikush mes jush është nën hetim?

Klosi: SPAK po bën detyrë dhe ne e kemi pranuar publikisht. Në kongresin e dhjetorit duam të shpalosim një reformë të re. Ne me bindje e kemi ndërtuar këtë rrugëtim të organeve të drejtësisë. Kjo drejtësi e re po punon, por ama ne ia dolëm të krijonim një sistem të atillë që të gjithë besojnë në paanshmërinë. I ka dhënë mundësinë me dhjetëra, qindra përfaqësueseve të saj për të qenë pjesë e strukturave administrative. Por në një numër kaq të madh njerëzish, një numër shumë minimal është tashmë nën gjykim. Është një proces që tani ka emrin e madh të SPAK, por prokuroria është institucion i paanshëm. Kjo çështje nuk është s ena bën të ndihemi mirë, por ajo që kemi premtuar po bëhet e vërtetë. S’ka askush që të jetë pa qenë në të njëjtën distancë me drejtësinë, dhe kjo është një nga arritjet tona, si PS.

Sa ndikon kjo masë ndaj Beqajt?

Klosi: Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij administrative. Vetë në prononcimi ne tij ai e thotë se si e mësoi lajmin, ai u dorë hoq jo se është në faj. Tani është i zhveshur nga detyra dhe nga opinioni që mund të krijohet. Kur e djathta ka qenë në pushtet, prokuroria kërkonte gjykim, jo vetëm që nuk hetohej, por hiqej dhe prokurori. Një rast është dhe ngjarja e 21 janarit.

Deklarata e Berishës për dosjen ‘Partizani’ ndaj SPAK, si i keni parë deklaratat?

Klosi: Në vendimet e gjyqësorit ne nuk do të marrim krahë në një nga drejtimet, por diferenca është e madhe. Nëse një përfaqësues i së majtës do kishte hequr dorë  nga posti, ndërkohë që Berisha nuk pranon të ballafaqohet me pyetjet. Sërish kthehemi te diferenca mes dy anëve të politikës shqiptare.

Kriza në Parlament, opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore. Pse nuk pranohen?

Klosi: Mënyra se si janë paraqitur kërkesat nga opozita nuk janë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Në asnjë nga materialet e paraqitur nga opozita s’ka një çështje dhe indice konkrete dhe aty të dalë se kush janë shkeljet. Nuk ka një çështje konkrete. Nuk mund të ngresh komision për të gjetur problemin, por duhet e kundërta. Nëse ka një çështje konkrete duhet ngritur një komision, ndaj nuk është lejuar. Nëse opozita do të gjejë të drejtën në Kushtetuesin, ta bëjnë dhe më pas të vijnë të flasin. Duan të krijojnë një agjendë të debateve në Parlament.