Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada amerikane uron 8 Dhjetorin: Do jemi krah popullit shqiptar ndërsa ata përqafojnë të ardhmen


Ambasada amerikane ka uruar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se nderon studentët guximtarë që 31 vite më parë protestuan kundër një prej regjimeve më mizore.

Po kështu mesazhi thekson se SHBA do jetë në krah të popullit shqiptare derisa ata të përqafojnë të ardhmen për Shqipërinë ‘si gjithë Europa’.

“Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen.”