Vendosni fjalën kyçe....

“Njëri më i mirë se tjetri”- Meta pyetet për kandidatët në primaret e PD-së


Në konferencën e sotme për mediet, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u pyet nga gazetarët lidhur me emrat që deri më tani kanë shpallur kandidaturën e tyre për bashkinë e Tiranës. Meta tha se emrat janë njëri më i mirë se tjetri dhe s’e PL respekton procesin e primareve.

“Emrat janë njëri më i mirë se tjetri, procesi është një hap shumë pozitiv, i ftoj kandidatët të shpalosin p-latformat për rivendosjen e llogridhënies në bashkinë e Tiranës. Ne mbështesim procesin, por në fund fare cilido që do fitojë do gëzojë përkrahjen e kolegëve të tjerë me qëllimin e përbashkët që trirana tu ikë nga duart tiranëve e përmes zgjedhjeve të heqë zxgjedhën e Rilindjes që ka bërë këtë kryeqytet me treugesit më negativë të cilësisë së jetesës. Jam i sigurt që kjo gjë do të ndodhë.”– tha Meta.

Lidhur nëse PL do të ketë propozimet e saj, Meta tha se kjo gjë do të vendoset sot në mbledhjen e Kryesisë.

“Sot mbahet mbledhja e parë e Kryesisë e në këtë mbledhje do përcaktohet e mënyra si do merren në konsideratë të gjithë ata kandidatë që pretednojnë se mund të kontribuojnë për fitoren e opozitës në bashki të ndryshme e për këto raste do diskutohet me PD duke respektuar marrëveshjen që kemi, primaret e duke bashkëpunuar për organizimin sa më të sukseshëm të tyre.”– u përgjigj ish-presidenti.