Vendosni fjalën kyçe....

Teuta rikthehet te fitorja, Tirana fiton ndaj Kastriotit për të mbajtur kreun e Superligës


Teuta është rikthyer te fitorja në kampionatin shqiptar të futbollit.

Durrsakët morën 3 pikë që e rikthejnë në lojë për tu ngjitur më sipër në tabelë përballë Dinamos.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Bakaj që shënoi në portën e tij për t’i dhënë fitoren kundërshtarëve.

Në sfidën tjetër Tirana e pati të lehtë përballë Kastriotit të vendit të fundit.

Bardh e blutë fituan 3-0 me krutanët duke marrë tre pikë të vlefshme për kreun e Superligës.

Seferi shënoi një dygolësh në pjesën e parë ndërsa Ngoo shënoi golin e tretë në pjesën e dytë.