Vendosni fjalën kyçe....

Pas Turqisë, edhe India merr sistemin raketor rus S-400 pavarësisht kërcënimeve amerikane


India ka porositur sistemin mbrojtës raketor S-400 nga Rusia pavarësisht kërcënimeve nga SHBA-ja. Vendet e nënshkruan marrëveshjen me vlerë 5.4 miliardë dollarë për pesë bateri tokë-ajër në vitin 2018 dhe dërgesat po vijojnë teksa presidenti rus Putin ka nisur një vizitë historike në Indi.

“Furnizimet kanë filluar këtë muaj dhe do të vazhdojnë të vijnë,” tha Ministria e Jashtme indiane, ndërsa shefi i Kremlinit mbërriti në vend të hënën.

Sipas NDTV, njësitë e para të sistemit raketor, të quajtura dikur një ‘dozë përforcuese’ nga shefi i Ajrit të Indisë, Marshalli Birender Singh Dhanoa, tashmë janë duke u vendosur nga ushtria e vendit.

India ka vazhduar me kontratën S-400 pavarësisht presionit nga Uashingtoni, i cili miratoi një ligj në 2017 duke e bërë këdo që blen sisteme të armëve ruse subjekt të sanksioneve të SHBA-së.

Në tetor, një grup ligjvënësish amerikanë prezantoi një projektligj që do të përjashtonte Nju Delhin nga sanksionet në rast blerjeje të këtij sistemi duke qenë se SHBA-ja synon të ruajë aleancën me Indinë teksa tnsionet me Kinën po rriten ndjeshëm në Azi.