Vendosni fjalën kyçe....

Pilotët e rinj transportohen me helikopter në spital pas përplasjes së frikshme në Formula 2 (Video)


Nipi i një ish-kampioni të botës në Formula 1 është transportuar me helikopter në spital pas një aksidenti të frikshëm në Formula 2, me rivalin e tij që u përplas me të.

Piloti francez Theo Pourchaire, 18 vjeç, mbeti i bllokuar në një pozicion të tmerrshëm në mes të pistës kur makina e tij nuk u nis.

Enzo Fittipaldi, i cili është pjesë e familjes mbretërore të garave si nipi i Emerson Fittipaldi, një kampion brazilian dy herë në F1 gjatë viteve 1970, rezultoi se ishte shoferi fatkeq që nuk arriti dot që të shmangë makinën e tij nga trajektorja e makinës që kishte ngecur në pistë të Pourchaire.

Përplasja thuhet se ndodhi me një shpejtësi dukshëm më të lartë se përplasja rrëqethëse midis rivalëve të Formula 1, Max Verstappen dhe Leëis Hamilton në Çmimin e Madh të Britanisë në korrik.

Të dy pilotët e rinj janë dërguar në spital pas aksidentit ku raportohet se nuk kanë dëmtime shumë të rënda.