Vendosni fjalën kyçe....

Padia e Grida Dumës për shpifje ndaj Veliajt, SPAK kërkon pushimin e çështjes


Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka rrëzuar padinë e deputetes demokrate Grida Duma ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për shpifje.

Sipas prokurorit Behar Dibra, kryebashkiaku Veliaj nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka konsumuar elementët e veprës penale të shpifjes.

Gjykata është tërhequr për vendimin të cilin pritet ta bëjë publik më 13 dhjetor ora 15.30.

Sjellim ndërmend se deputetja e PD-së Grida Duma e paditi kryebashkiakun Veliaj për shpifje, pasi akuzave të këtij të fundit se ajo ishte “trafikante apartamentesh”.

Kjo si një kundërpërgjigje, pasi Duma e kishte akuzuar më parë atë se po e përdorte Tiranën si ‘lavatriçe’ për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar.