Vendosni fjalën kyçe....

“Jam pjesë e komunitetit LGBT”- Deklarata e djalit të Donald Trump-it që i konfuzoi të gjithë


“Jam pjesë e komunitetit LGBT”- kështu ka deklaruar Eric Trump, djali i presidentit amerikan, vetëm pak orë para debatit presidencial të së martës.

Gjatë një interviste në Fox News, Eric Trump tha se ai ishte një ‘pjesë e komunitetit LGBT’ që mbështeste babanë e tij.

Kjo deklaratë i habiti të gjithë, duke nxitur debate në rrjet nëse ai kishte pranuar apo jo prirje homoseksuale.

E gjitha filloi kur gazetarët e pyetën nëse ishte në dijeni në lidhje me disa anëtarë të komunitetit LGBT që mbështesnin babanë e tij në zgjedhjet e ardhshme, por heshtnin për këtë nga frika e turpërimit në publik.

“Unë po ju them, unë e shoh këtë çdo ditë. Komuniteti LGBT, ata janë të pabesueshëm dhe ju duhet të shihni se si ata kanë dalë me forcë për të mbështetur babanë tim çdo ditë. Unë jam pjesë e atij komuniteti dhe ne e duam atë njeri. Ju falënderojmë për mbrojtjen e lagjeve tona dhe ju falënderojmë për mbrojtjen e qyteteve tona”– tha Eric Trump.

Mënyra se si djali i presidentit e shqiptoi pjesën që është pjesë e komunitetit, shkaktoi konfuzion masiv në internet. Shumë persona thanë që ai “doli nga dollapi” me idenë që sapo pranoi se kishte prirje homoseksuale. Ndërsa të tjerë thanë se ai vetëm ishte ngatërruar, duke kujtuar se kishte një grua dhe dy fëmijë në shtëpi.


Por grupi i parë u ngazëllye më kot, sepse më vonë Eric Trump sqaroi për “New York Post” se në fakt ishte një keqkuptim.

Djali i presidentit tha se thjesht po përpiqej të perifrazonte ato që mbështetësit nga grupi LGBT kanë thënë për babanë e tij.

“Për të sqaruar, shumë nga miqtë tanë të ngushtë janë pjesë e komunitetit LGBT, i cili ishte qëllimi i deklaratës sime – e majta e ka marrë votën e tyre të mirëqenë për një kohë të gjatë dhe mbështetja nga komuniteti homoseksual për babanë tim është e pabesueshme”, tha ai. Eric Trump më pas shtoi: “Sa për mua personalisht, besoj se e dini, unë jam një burrë i lumtur i martuar me gruan time, Larën”. Ai konfirmoi se nuk është as biseksual.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *