Vendosni fjalën kyçe....

Braçe kundër kandidaturës së Denar Bibës për drejtimin e Autoritetit të Konkurencës: S’ka lidhje me këtë fushë, kam rezerva për integritetin e tij


Partia Socialiste propozoi sot emrin e Denar Bibës si kryetar i Autoritetit të Konkurrencës në mbledhjen e Komisioni i Ekonomisë dhe Financave.

Por përveç opozitës, edhe deputeti socialist, Erion Braçe u shpreh kundër kësaj kandidature. Ai shprehu disa rezerva lidhur me këtë kandudaturë, dukë thënë se Biba as nuk ka merita në PS, as nuk është njohës i fushës, ndërsa ngriti dyshime edhe për integritetin e tij.

“Mendimi im është që është gabim që zpotëria nuk është këtu, që nuk vjen këtu, mbase edhe për fajin tonë që nuk e kemi kërkuar të vijë këtu. Kemi bërë gabim.

Tani edhe për të shuar edhe ndonjë dilemë që kanë kolegët e opozitës. Denar Biba nuk ka qenë asnjëherë funksionar i PS-së që mos t’i japim merita që nuk i ka, nuk ka qenë as anëtar i PS as deputet i saj as kryetar organizate.

Në dijeninë time, detyra e kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve nuk është politike, është kushtetuese dhe ligjore. Nëse gjykojmë nga ky aspekt, për mua ky zotëria nuk është njeri politik aq më tepër i PS-së. S’ka asnjë lloj lidhje, të paktën me aq sa e njoh unë PS.

Po zotëria ka qenë në një detyrë shtetërore përtej KQZ-së dhe në këtë detyrë unë kam rezervat e mia, jo vetëm për të por për të gjithë institucionin e Prokurimit Publik të asaj kohe që është shkarkuar i gjithi. Nga i pari tek i fundit. Për këtë do ishte mirë t’ja thoja në sy zotërisë.

E dyta, për mua kandidatura e zotërisë, parantezë unë nuk e kam votuar as kur u bë anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, por kandidatura e tij ka tre probleme.

E para zotëria është pedagog shumë i mirë i të drejtës kushtetuese, është ekspert i asaj por në këtë lëmin për të cilin po e ngarkojmë me përgjegjësi, ashtu si në atë lëmin tjetër e Prokurimeve Publike që e ngarkuam me përgjegjësi, nuk ka ndonjë njohje. Kam parë botimet e tij dhe më vjen të them që me këtë fushë nuk ka lidhje. E dyta, po unë kam rezerva për integritetin e zotërisë. Kur ta kem përballë ia them.”– tha Braçe.