Vendosni fjalën kyçe....

Interi mund Romën në kryeqytet, shton presionin ndaj Milanit


Interi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Romës në fushën e kësaj të fundit në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A.Zikaltërit e fituan ndeshjen me rezultatin 3-0 duke e vulosur atë që në pjesën e parë me gola të Calhanoglu, Dzeko e Dumfries.

Pas suksesit të sotëm, Interi ka kaluar përkohësisht Napolin në renditje dhe e sheh veten një pikë larg Milanit kryesues ndërsa Roma ka ngecur në vendin e pestë e synim të vetëm ka vendin e katërt që e çon në Ligën e Kampionëve.