Vendosni fjalën kyçe....

7 humbje jete në vend, 589 raste të reja me Covid-19


589 raste të reja me Covid-19 janë zbuluar 24 orët e fundit në vend ndërsa 7 persona kanë humbur jetë në spital.

Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç.

Nga 2350 testime të kryera së fundmi janë gjetur 589 raste të reja më koronavirus. Për sa i përket të shtruarve në spitale, aty po trajtohen 284 pacientë nga të cilët 26 janë në terapi intensive me 8 ë intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *