Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Berisha ka mbështetje në PD por ajo tregohet përmes institucioneve, data 11 është miting


Deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaroi në Ora News se data 11 e cila është thirrur nga Berisha për Kuvend do jetë miting.

Salianji pranoi se nuk ka dyshim që Berisha ka mbështetje në PD por nuk do të thotë se mbushja e sallave tregon mbështetje pasi kjo tregohet përmes institucioneve.

“Data 11 dhjetor është një miting. Padyshim që Berisha është një njeri që ka mbështetje në PD. Nuk do të thotë se mbushja e sallave tregon mbështetje. Mbështetja tregohet përmes institucioneve. Data 11 do të shihet se është një miting. Të gjitha firmat nëse janë apo jo, futen në një procedurë të caktuar.

Neni 43 i statutit të partisë cakton që edhe ¼ e detyron thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Kjo është një tollovi të caktuar, sepse nisma është nul. Është njëlloj sikur të mblidhem unë me delegatët dhe të shkarkoj një drejto në një institucion të caktuar. Ka një vendim të votuar nga të gjithë në mënyrë kolegjiale për 18 dhjetorin.

Ka një shumicë në grup parlamentar e kryesi, sigurisht që do të ketë edhe në raport me delegatët. Ka një kartë delegati me datë të përcaktuar dhe verifikohet kjo. Se cilido mund të marrë një kartë si anëtar i Kuvendit Kombëtar”,-tha në ”Ora Neës”.