Vendosni fjalën kyçe....

Përballja me Poloninë, publikohet formacioni i Shqipërisë


Edi Reja ka vendosur për 11 futbollistët titullarë që do fillojnë nga minuta e parë kundër Polonisë për kualifikueset e Botërorit 2022.

Një formacion ndryshe i kushtëzuar edhe nga Covid-19 dhe dëmtimet për teknikun italian i cili do hedhë në fushën e lojës në portë sërish Etrit Berishën ndërsa në mbrojtje pas dëmtimit të Gjimshitit do jetë Frederic Veseli.

Ndërsa tre mbrojtësit e tjerë do jenë, Hysaj, Kumbulla dhe Ismajli.

Në mesfushë pas infektimit me Covid-19 të Gjasulës do fillojë nga minuta e parë Ylber Ramadani. Ndërsa nga krahët do jenë Bare dhe Trashi.

Në sulm do jetë Roshi i cili kthehet në formacion ndërsa plotësohet nga Manaj dhe Uzuni.