Vendosni fjalën kyçe....

“Po ofrohen poste për Kuvendin e 18 dhjetorit”- Reagon Basha: Trillimet dhe mashtrimet nuk ia zgjidhin hallin Berishës, demokratët duan bashkim


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës në foltoren e “Tropojës” se po mbledh firma për Kuvendin e 18 dhjetorit duke premtuar poste drejtorësh dhe zëvendësministrash.

Basha thotë se Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në 18 dhjetor dhe përhap lajme të rreme pasi duan bashkimin dhe jo përçarjen e PD-së.

Trillimet dhe mashtrimet nuk i zgjidhin hallet personale të Berishës vijon Basha, duke theksuar se beteja e ish-kryeministrit është për interesa personale dhe jo për demokratët.

Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD.

Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”-shkruan Basha në Twitter.