Vendosni fjalën kyçe....

Milani kërkon transferimin e Lacazette


“Kuq e zinjtë” do të mundohen ta transferojnë sulmuesin francez të Arsenalit sa më shpejt të jetë e mundur, me gjasë qysh në janar

Milani është i interesuar për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Madje, mediat e huaja shkruajnë se Milani do ta transferojnë futbollistin francez sa më shpejt të jetë e mundur.

Kuqezinjtë pritet t’i bëjnë ofertë klubit anglez që në janar.

Dhe, “topçinjtë” mund ta shesin lojtarin muajin tjetër para se ta humbin pa para në verën që vjen.

Kjo pasi 30-vjeçari po i kalon muajt e fundit të kontratës me “Topçinjtë”.

Gjithashtu, spekulohet se interesim për lojtarin ka shfaqur edhe Barcelona.

Lacazette nuk po kalon nëpër një sezon pozitiv.

Në tetë ndeshje të këtij sezoni, ai e ka realizuar vetëm një gol në Premierligë.