Vendosni fjalën kyçe....

Mbani frymën miq! I miri i nënës këmba mbi këmbë te Teatri që mendon të rrafshojë


Ndodh shumë rrallë, për të mos thënë fare që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj (I miri i nënës) të publikojë foto nëpër rrjete duke u çlodhur.

Atë e shohim duke punuar. “Punë, vetëm punë”, duket se është orientimi i të mirit të nënës për mjeshtrat e imazhit që e ndjekin nga pas.

“I miri i nënës” duke takuar njerëz, “I miri i nënës” duke inauguruar shkolla, “I miri i nënës” duke inaguruar rrugë…

Por, nga dje dhe sot po qarkullon një foto ndryshe nga të zakonshmet, e hedhur nga një prej fotografëve të Veliajt. “I miri i nënës” shihet duke vënë duart pas kokës, teksa shtrihet në një karrige të rehatshme te pedonalja, këmba mbi këmbë me një pije lënë përtokë.

Lajmi tjetër është se fotoja është shkrepur aty në krahë të godinës që ka ndërmend të rrafshojë…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *