Vendosni fjalën kyçe....

“Mos shkatërroni jetët e fëmijëve tanë” – Përplasje e arrestime në protestat kundër kufizimeve të Covid në Londër (Video)


Të paktën 33 persona janë arrestuar për ‘shkelje të rregullave Covid’ mes përleshjeve me policinë pasi mijëra qytetarë marshuan nëpër Londrën qendrore në kundërshtim me bllokimin dhe kufizimet kombëtare.

Mitingu kundër bllokimit filloi si një marshim paqësor të shtunën pasdite, nën vëzhgimin e qindra policëve, por përfundimisht u shndërrua në përplasje pasi oficerët filluan të ndalonin njerëzit ndërsa protestuesit rezistonin në mënyrë aktive dhe disa madje hidhnin shishe.

Policia e trazirave sulmoi ata që ‘shkelnin rregulloret e Covid’, duke bërë të paktën 33 arrestime deri në orën 19:00, konfirmoi Policia Metropolitane në Tëitter.

Përleshjet sporadike thuhet se ndodhën natën ndërsa grupet më të vogla refuzuan të shpërndahen dhe të shkojnë në shtëpi.

Në kundërshtim me ndalimin e tubimeve masive, me mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe kufizimeve të tjera, protestuesit – përfshirë familjet me fëmijë – brohorisnin parrulla të tilla si “Liri!”, “Ne nuk pajtohemi!” dhe mbanin parulla që shkruanin “Mos shkatërroni jetët e fëmijëve tanë!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *