Vendosni fjalën kyçe....

Bora e shiu bllokojnë disa rrugë rurale në vend, probleme edhe me furnizimin me energji


Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë 24 orët e fundit nga reshjet e borës ose shiut. Reshjet e borës kanë rënë kryesisht në zonat malore të vendit, po deri tani rrugët kombëtare paraqiten të kalueshme me përjashtim të Rrugës së Arbrit, që u përurua dje. Ajo është mbyllur përkohësisht për shkak të borës e ngricave në Qafën e Murrizës.

Në Dibër e Kukës, trashësia e borës ka shkuar mbi 20 centimetra në qytet ndërsa në fshatra e zona më të thella ajo i kalon 30-40 centimetrat.

Po kështu reshje bore ka pasur në Korccë, Krujë, Pukë, Lezhë, Tropojë e Kukës. Proleme paraqiten në disa rrugë rurale në Qarkun e Kukësit e të Dibrës, ku kalimi është bllokuar ose bëhet me vështirësi. Po kështu edhe në rrugët rurale të Korcccës, reshjet e borës kanë shkaktuar probleme por pas ndërhyrjes së borëpastrueseve gjendja është normalizuar.

Në Qarkun e Kukësit, Dibrës e Korccës është raportuar problem për sa i përket furnizimit me energji elektrike pasi disa fshatra në zonat e thella kanë pasur mungesë të saj.

Reshjet e shiut që kanë prekur një pjesë të madhe të vendit kanë sjellë disa probleme për shkak të rrëshqitjes së dherave e materialeve inerte në rrugë. Në disa rrugë të Qarkut të Elbasanit ka pasur rrëshqitje dheu por rrugët kryesore kalohen pa problem. Megjithatë në disa rrugë rurale mes fshatrave kanë pasur probleme për sa i përket qarkullimit si dhe furnizimit me energji elektrike.

Në jug të vendit, Lumi Vjosë raportohet se po i afrohet pikës maksimale e rrezikohet përmbytja në disa zona. Reshjet e shiut në zonën e Gjirokastrës kanë bëreë që të dalin nga shtrati disa përrenj që kanë përmbytur sipërfaqe të vogla.