Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Rrugën e Kombit, dy automjete përplasen midis tyre


Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin nacional Rrëshen-Rubik, pjesë e Rrugës së Kombit.

Bëhet me dije se janë përplasur dy automjete.

Njëra prej tyre është përmbysur në rrugë.

Sipas raportimeve, mësohet se si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të plagosur.

Nuk dihet ende për detaje të mëtejshme.

Pas ngjarjes, forcat e rendit kanë shkuar në vendin e aksidentit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.