Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim në Tiranë: Sfidat na forcojnë vendosmërinë, asnjë hap pas. Shqiptarët duan ndryshim


Kreu i PD-së deklaroi sot se PD-ja ka qenë dhe do jetë e sfiduar.

Gjatë takimit me strukturat e partisë në degën 14 në Tiranë, Basha shtoi se pavarësisht kësaj sfidat e kanë forcuar vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund betejëës.

Kryedemokrati tha ndër të tjera se shqiptarët duan një ndryshim të thellë e jo thjesht ndryshim karrigesh e fytyrash.

“Të sfiduar kemi qenë dhe jemi, por në ato sfida vetëm sa jemi forcuar e jo dobësuar vendosmërinë tonë, për ti shkuar deri në fund betejës. Po e them në numrin shumës, por kështu ndihem unë. Kjo betejë nuk na përkul. Asnjë hap pas nuk hedhim! Nuk mund te themi ‘zgjedhim të ardhmen’ e të sprapsemi. Ditë për ditë nga një hap përpara. Çfarë duan shqiptarët? Duan ndryshim, çfarë është ndryshimi? Nuk është ndryshim karrigesh, fytyrash. Duan një ndryshim të thellë! Dua një ndryshim, i cili, njësoj si para 32 vjetësh, është një ndryshim i thellë, jo vetëm politik, por kulturor. Nuk duan më kultin e individit. Zoti na bën të gjithë të barabartë. Të gjithë jemi të barabartë përpara Zotit. Nuk ka Zot mes nesh. Askush nuk mund të gllabërojë pronën, nderin, mundësinë, dinjitetin.” – tha ndër të tjera Basha.