Vendosni fjalën kyçe....

Rritet numri i transgjinorëve në burgjet britanike, shtohet shqetësimi mes grave biologjike që ndajnë qelitë me ta


Popullsia e burgjeve transgjinore në Britani është rritur me një të pestën në dy vjet, thuhet në një raport të ri. Shumica janë burra biologjikë që identifikohen si gra dhe rritja u vu re pasi Gjykata e Lartë vendosi se ata mund të burgosen me gra.

Sipas një raporti të Ministrisë së Drejtësisë të parë nga ‘The Telegraph’, janë 197 të burgosur që vuajnë dënimin në Angli dhe Uells të identifikuar si transgjinorë në vitin 2021, një rritje prej 21% nga 163 në 2019. Në një kategori të veçantë, raporti numëron 23 të burgosur që kanë ndryshuar ligjërisht gjinisë dhe ka marrë një Certifikatë të Njohjes Gjinore.

Shumica e këtyre të burgosurve transgjinorë kanë lindur burra dhe tani identifikohen si gra.

“Të pyetur për gjininë me të cilën i burgosuri identifikohet nga kategoritë e mëposhtme, 146 janë identifikuar si femra, 39 si meshkuj, 11 si jobinare dhe një nuk ka dhënë përgjigje”, thuhet në raport.

Në korrik, Gjykata e Lartë vendosi që qeveria mund të strehojë gra transgjinore të lindura meshkuj në burgjet e grave, madje edhe ato të dënuara për vepra seksuale.

Ndërsa Lord Justice Holroyde tha se ai pranoi që të burgosurat femra mund të vuajnë ‘frikë dhe ankth’ nëse detyrohen të ndajnë një qeli me një grua transgjinore me organ gjenital mashkullor, ai shtoi se përjashtimi i këtyre njerëzve nga burgjet e femrave do të ‘injoronte, në mënyrë të palejueshme, të drejtat e transgjinorëve’.

Gratë transgjinore mund të strehohen në burgjet e femrave në Angli dhe Uells edhe nëse nuk i janë nënshtruar trajtimit të ndryshimit të gjinisë ose nuk kanë një Certifikatë të Njohjes Gjinore.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani