Vendosni fjalën kyçe....

Dinamo rikthehet te fitorja, Kukësi mund lehtësisht Egnatian


Dinamo është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve dhe barazim në tre javët e fundit. Ndaj Kastriotit skuadra kryeqytetase i është falur një goli të shënuar nga Ibrahimi për të marrë 3 pikët.

Goli është shënuar në pjesën e dytë dhe kjo fitore ja barazon pikët me Teutën e vendit të katërt.

Në sfidën tjetër Kukësi ka fituar lehtësisht ndaj Egnatias me rezultatin e pastër 2-0.

Golat për verilindorët u shënuan në pjesën e dytë nga Bala dhe Milunovic. Me tri pikët e fituara Kukësi mban vendin e dytë 1 pikë larg Tiranës.