Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson i bën thirrje Francës të marrë mbrapsht emigrantët në Kanal


Kryeministri britanik Boris Johnson i ka bërë thirrje Francës që të pranojë të “marrë përsëri” mbraosht njerëzit që kalojnë Kanalin në Mbretërinë e Bashkuar.

Johnson tha se i kishte shkruar presidentit francez Emmanuel Macron duke përcaktuar pesë hapa për të shmangur përsëritjen e tragjedisë së së mërkurës, ku humbën jetën 27 persona.

Sipas Johnsonit, një marrëveshje kthimi për ata që kalojnë Kanalin do të kishte një “ndikim të menjëhershëm dhe domethënës”.

Incidenti i së mërkurës shënoi humbjen të njerëzve të mbytur në Kanalin Anglez. Bëhet fjalë për 17 burra, 7 gra (njëra prej të cilëve ishte shtatzënë) dhe tre fëmijë.

Johnson shkroi në një postim në “Twitter” se pesë hapat që ai kishte vendosur ishin:

-patrulla të përbashkëta për të parandaluar largimin e më shumë anijeve nga plazhet franceze/

-vendosja e një teknologjie më të avancuar, si sensorë dhe radarë.

-patrullime reciproke detare në ujërat territoriale të njëri-tjetrit dhe mbikëqyrja ajrore.

-thellimi i punës së celulës së përbashkët të inteligjencës të dy vendeve.

-punë e menjëhershme për një marrëveshje dypalëshe të kthimit me Francën, së bashku me bisedimet për të vendosur një marrëveshje Mbretëri e Bashkuar-BE për kthimin.

“Një marrëveshje me Francën për të rikthyer emigrantët që kalojnë Kanalin përmes kësaj rruge të rrezikshme do të kishte një ndikim të menjëhershëm dhe domethënës.”– tha Johnson.