Vendosni fjalën kyçe....

“Kush vjen nga zonat e kuqe e s’vetëkarantinohet merr 5 mijë euro gjobë. 66 pika kontrolli në vend” – Veliu


Drejtori i policisë, Veliu, ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka përsëritur paraëjmërimin e të gjithë personave që vijnë nga vendet e prekura nga koronavirusi.

Sipasj tij, policia ka ngritur 66 pika kontrolli në qytetet kryesore të vendit duke deklaruar se ata që shkelin rregullin do gjobiten me 5 mijë euro.

‘Që prej ditës së djeshme, Policia e Shtetit dhe ushtria janë duke kryer kontrolle në qytetet e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Lushnjës, Fierit, Shkodrës, Vlorës etj. Kontrollet e policisë janë bërë në 66 pika. Ne bëjmë jo vetëm kontrolle të qytetarëve që vijnë nga jashtë, por regjistrojmë numrat dhe iu tërheqim vëmendjen. Nëse këta shtetas nuk bëjnë vetëkarantinimin, do të gjobiten 5000 euro. Nëse nuk iu përmbahen rregullave, ata identifikohen lehtë, pasi kemi sistemin e gatshëm. Do kontrollohet në cdo qytet që të jetë. Të gjithë qytetarët të respektojnë vetëkarantinimin.’ – tha  ndër të tjera kreu i policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *