Vendosni fjalën kyçe....

BBC akuzohet për lajme të rreme nga Familja Mbretërore


Buckingham Palace, Clarence House dhe Kensington Palace kanë lëshuar një deklaratë të rrallë të përbashkët duke dënuar BBC për transmetimin e ‘pretendimeve të pabaza’ në një dokumentar të ri që eksploron marrëdhëniet e princave William dhe Harry me median.

Dokumentari me dy pjesë, i cili filloi të transmetohej të hënën, premtoi të hetonte ‘një nga periudhat më dramatike në historinë moderne mbretërore’, duke diskutuar ndryshimin e marrëdhënieve të Familjes Mbretërore me median gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Si përgjigje, Familjet Mbretërore sulmoi transmetuesin kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar në një deklaratë të rrallë të përbashkët.

“Shumë shpesh janë pretendime të tepërta dhe të pabaza nga burime të paidentifikuara që paraqiten si fakte dhe është zhgënjyese kur dikush, përfshirë BBC-në, u jep atyre besueshmëri”, thuhet në deklaratë.

Ndër temat e eksploruara në dokumentar, pretendohej se burime mbretërore u kanë dhënë informacion gazetarëve në prapaskenë, duke nxitur histori në media për monarkinë britanike.

U raportua të martën se, pas dokumentarit, Princi William i ndaloi ndihmësit të informonin gazetarët për anëtarët e Familjes Mbretërore.

Në dokumentar, një hetues privat, Gavin Burrows, pranoi se kishte pasur një sjellje ‘të pamëshirshme’ kundër princave William dhe Harry brenda mediave gjatë viteve 2000.

Burrows është dëshmitar në një çështje ligjore kundër ‘News of the World’ dhe ‘The Sun’. BBC, deri më tani, nuk i është përgjigjur publikisht deklaratës së Familjes Mbretërore.