Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën një person


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, duke i marrë jetën një personi rreth 55 vjeç.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, ku një mjet tip “Man”, kokë trajleri, ka aksidentuar një shtetas me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale H.S, 60 vjeç, banues në Krujë, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *