Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetë vdekje dhe 340 raste të reja me Covid-19 në Kosovë


Këtë të premte në Kosovë janë regjistruar 340 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën dhe 10 qytetarë.

Shifrat janë bërë me dije nga raporti i sotshëm i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Shifrat e reja e kanë çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.568, ndërsa janë regjistruar gjithsej 65.690 raste me sëmundjen që nga 13 marsi i vitit 2020.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.715 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 340 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).“– thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.385 raste. Ndërkohë numri i rasteve aktive për momentin në Kosovë është 6.737.

IKSHKP u kujton qytetarëve tre rregullat bazë për mbrojtjen nga pandemia: “Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *