Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia e Bardhë konfirmon planet e Bidenit për të rikandiduar në zgjedhjet e vitit 2024


Presidenti Joe Biden, i cili sapo mbushi 79 vjeç, synon të kandidojë përsëri në vitin 2024. Shtëpia e Bardhë konfirmoi thashethemet e vazhdueshme që kanë qarkulluar kohët e fundit.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One të hënën, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki konfirmoi dëshirën e Biden për të kandiduar për rizgjedhje.

“Po. Ky është qëllimi i tij”- iu përgjigj Psaki pyetjes së gazetarëve, citon Reuters.

Presidenti dhe zonja e parë në atë kohë ishin rrugës për në Fort Bragg, Karolina e Veriut për një event për “Ditën e Falenderimeve” me trupat amerikane të vendosura atje.

Biden është tashmë presidenti më i vjetër në detyrë i SHBA-ve dhe do të jetë 82 vjeç në kohën e zgjedhjeve të vitit 2024. Kishte spekulime në vitin 2020 se zv.presidentja Kamala Harris u zgjodh në mënyrë që ajo të mund të rregullohej për të marrë postin pas një mandati të Bidenit. Më shumë spekulime pasuan ditët e fundit, pasi sondazhet e shumta treguan vlerësime të ulëta rekord për Biden. Por bashkëpunëtorët e tij tani po mundohen të hedhin poshtë çdo thashethem se ai planifikon të jetë president vetëm për një mandat.

Në konferencën e tij të parë për shtyp si president në mars, Biden bëri shaka se “nuk e kishte idenë nëse do të kishte një parti republikane” deri në vitin 2024, e lëre më nëse do të përballej përsëri me Donald Trump.