Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat me armë në Shkodër, plagoset në këmbë 28-vjeçari


Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme ku nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Perash ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi E.R 28 vjeç banues në Shkodër.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi  E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”,  Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja  e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes”-njofton policia.